Banka qendrore kineze vendos uljen e përqindjes së rezervës së detyruar të institucioneve financiare
2022-11-25 20:00:52

foto/VCG

foto/VCG

Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze, vendosi të ulë normën e rezervës së detyruar të institucioneve financiare me 0.25 %  më 5 dhjetor 2022. Kjo masë merret për të ruajtur likuiditetin e arsyeshëm dhe të mjaftueshëm, për të nxitur një rënie të qëndrueshme të kostove të financimit gjithëpërfshirës, për të zbatuar një paketë masash e politikash për stabilizimin e ekonomisë dhe për të konsoliduar themelet për stabilizimin ekonomik dhe prirjen e rritjes. Pas kësaj uljeje, norma mesatare e ponderuar e rezervës së detyruar të institucioneve financiare do të jetë rreth 7.8 %.

Banka qendrore deklaroi se ajo do të nxitë zbatimin e politikës së matur monetare, do të fokusohet në mbështetjen e ekonomisë reale, do të marrë parasysh bilancin e brendshëm e të jashtëm dhe do të ushtrojë më mirë funksionet e dyfishta të mjeteve të politikës monetare. Ajo gjithashtu do të ruajë likuiditetin e arsyeshëm e të mjaftueshëm, do të mbështesë financimin në fushat kryesore dhe në të ashtuquajturat hallka të dobëta dhe do të promovojë rritjen efektive të ekonomisë si në sasi, ashtu edhe në cilësi.   (Fang Xiaoyu/Artan)