Kinë: Përdoruesit e transmetimeve të drejtpërdrejta të tregtisë elektronike, mbi 460 milionë
2022-11-24 20:43:07

foto: VCG

foto: VCG

Përdoruesit e tregtisë elektronike nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në Kinë në qershor të këtij viti i kanë kaluar 460 milionët, 204 milionë më shumë se në mars 2020, duke përbërë 44.6 për qind të përdoruesve të përgjithshëm të rrjetit, thuhet në një raport mbi tregtinë elektronike të vendit të publikuar nga Këshilli për Nxitjen e Tregtisë Ndërkombëtare i Akademisë së Kinës.

 

Sipas raportit, nga maji 2021 deri në prill 2022, “Douyin”, një platformë kineze e videove të shkurtra, ka pasur nëntë milionë seksione të transmetimit të drejtpërdrejtë në muaj dhe ka shitur mbi 10 miliardë produkte, me një vëllim të transaksioneve që u rrit 2.2 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Deri në mars 2022, transmetimet e drejtpërdrejta të tregtisë elektronike në “Taobao”, platforma më e madhe e tregtisë në internet në Kinë, kanë tërhequr mbi 50 miliard shikime.

 

Teknologjia digjitale është forca kryesore për ngritjen e nivelit të konsumit, thuhet në raport. Nga njëra anë, kjo teknologji është katalizatori i mënyrave dhe formateve të reja të konsumit, si "blerja cloud" dhe "koncerti cloud "; nga ana tjetër, ekonomia digjitale ka optimizuar strukturën e konsumit për të përmbushur kërkesat e personalizuara nëpërmjet forcimit të prodhimit industrial.

 

Sipas raportit, tregtia elektronike ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike. (Artan)