Gjykata e Lartë e SHBA-së lejon panelin e Kongresit të marrë deklaratat tatimore të Donald Trump
2022-11-24 14:16:08
Foto nga VCG
Gjykata e Lartë e SHBA-së hodhi poshtë një apel të martën nga ish-presidenti Donald Trump që kërkonte të mbronte deklaratat e tij tatimore nga një panel i Kongresit, raportoi “Xinhua”.
Për vite me radhë, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar akses në deklaratat tatimore të Trump, për një nga hetimet e tyre në lidhje me ish-presidentin.
Trump, i cili kohët e fundit njoftoi se do të hyjë sërish në garën presidenciale, ka sulmuar hetimet që e përfshijnë atë, duke pretenduar se janë të motivuara politikisht. (Elona)
Lajmet Kryesore