Kalimi i kontejnerëve në portet kineze ruan rritjen në periudhën janar-tetor
2022-11-24 17:25:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rrjedha e kontejnerëve në portet e Kinës vazhdoi rritjen e qëndrueshme nga janari deri në tetor 2022, tregojnë të dhënat nga Ministria e Transportit.

Gjatë kësaj periudhe, në portet e vendit u trajtuan 4 për qind më shumë kontejnerë se një vit më parë, citon “Xinhua” të dhënat e ministrisë.  Norma e rritjes nga viti në vit është e njëjtë me atë të regjistruar në tre tremujorët e parë të këtij viti.

Shfrytëzimi i mallrave në portet e Kinës u rrit me 0.5 për qind nga viti në vit në 12.93 miliardë tonë. Kjo normë rritjeje është më e lartë se norma e rritjes prej 0.1 për qind në tre tremujorët e parë të vitit 2022. (Elona)