Pekini i jep leje drejtimi autonome robotaksisë
2022-11-24 17:42:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pekini dha leje për drejtim autonom për dy operatorë robotaksish, “Baidu Inc” dhe “Pony.ai”, të cilat, për herë të parë, lejojnë heqjen e operatorit të sigurisë nga sedilja e përparme në rrugët publike në kryeqytetin kinez, citon “China Daily”.  

Me lejet e lëshuara nga zyra qendrore e Zonës së Demonstrimit të Drejtimit të Automatizuar të Nivelit të Lartë të Pekinit, të dy kompanitë do të ofrojnë përkatësisht deri në 10 automjete autonome në një zonë të caktuar prej 60 kilometrash katrorë në Yizhuang, periferia jugore e Pekinit.  

Një mbikëqyrës sigurie do të ulet në sediljet e pasme të automjetit për të garantuar sigurinë.  

Të dyja kompanitë morën lejen për të ofruar shërbime robotaksi pa shofer në prill në Pekin, ku nuk kishte asnjë operator sigurie pas timonit. Megjithatë, operatori i sigurisë duhet të ulet në sediljen e pasagjerit të përparmë në rast emergjence.  

Në gusht, “Baidu” siguroi lejet e para në Kinë për të ofruar shërbime robotike komerciale plotësisht pa drejtues njerëz në makinë, në Chongqing dhe Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei. (Elona)