Ish-sekretari i Thesarit: SHBA-ja duhet të fokusohet te vetja, jo te sulmet ndaj Kinës
2022-11-23 15:15:35

VCG

VCG

Agjencia e lajmeve “Bloomberg” njoftoi të shtunën që ish-sekretari amerikan i Thesarit Lawrence Summers u shpreh në një intervistë se në konkurrencën me Kinën, vendimmarrësit amerikanë duhet të përqendrohen te fuqizimi ekonomik i ShBA-së e jo te sulmet ndaj Kinës.

 

“Nëse e kalojmë fokusin nga vetëfuqizimi te ‘shkatërrimi i Kinës’, mendoj që do të bëjmë një zgjedhje shumë të rrezikshme dhe fatkeqe,” tha Lawrence Summers.

 

VCG

VCG

Sipas tij, ShBA-ja duhet të fokusohet te risitë, arsimi dhe përballimi i sfidave të tilla si përhapja e opioidëve.

 

Summers ka shprehur gjithashtu shqetësimin mbi forcimin e marrëdhënieve ShBA-Tajvan, duke menduar që Uashingtoni ka bërë veprime tepër radikale. Ai paralajmëron që ShBA-ja duhet të mbajë qëndrim të kujdesshëm në problemin e Tajvanit dhe të mos shkaktojë një “konflikt katastrofik”.