Popullsia e botës arrin 8 miliardë: Çfarë do të thotë për planetin?
2022-11-21 14:04:37

Foto: VCG

Më 15 nëntor 2022, numri i njerëzve në botë arriti në 8 miliardë, sipas Kombeve të Bashkuara, shkruan “CGTN”.

Por shifrat e fundit tregojnë se rritja demografike po ngadalësohet. Vlerësimet sugjerojnë se bota do të arrijë kulmin në rreth 10.4 miliardë njerëz në vitin 2080.

Por përveç rritjes, popullsia e botës po plaket gjithashtu. Jetëgjatësia globale pritet të arrijë mesatarisht 77.2 vjet deri në vitin 2050.

Këto shifra sugjerojnë masa për furnizimet ushqimore, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe natyrisht ndryshimin e klimës. (Fatosi)