Trump kundërshton “Twitter”-in pasi u njoftua riaktivizimi i llogarisë së tij
2022-11-21 10:47:03

Foto: VCG

Donald Trump deklaroi se nuk kishte interes të kthehej në “Twitter”, edhe pse një shumicë e vogël votoi në favor të rihapjes së llogarisë së ish-presidentit amerikan, i cili u ndalua nga shërbimi i mediave sociale për nxitje të dhunës, në një sondazh të organizuar nga pronari i ri Elon Musk, shkruan “CGTN”.

Rreth 15 milionë përdorues të “Twitter”-it votuan në sondazh me 51.8 për qind që votuan në favor të rihapjes së llogarisë.

“Njerëzit folën. Trump do të rikthehet”,- shkroi Musk në “Twitter”.

Llogaria e Trump në “Twitter”, e cila kishte mbi 88 milionë ndjekës përpara se ai të ndalohej më 8 janar 2021, filloi të grumbullonte ndjekës dhe kishte arritur mbi 1.3 milionë ndjekës deri në orën 13:40, koha e Pekinit, të dielën.

“Unë nuk shoh ndonjë arsye për këtë”,- tha ish-presidenti Trump, përmes një videoje, kur u pyet nëse ai kishte në plan të kthehej në “Twitter” nga një panel në takimin vjetor të lidershipit të Koalicionit Republikan Hebre.

Ai tha se do t'i përmbahej platformës së tij të re “Truth Social”, aplikacioni i zhvilluar nga startup-i i tij “Trump Media & Technology Group”, për të cilin ai tha se kishte një angazhim më të mirë të përdoruesve sesa “Twitter” dhe ishte duke ecur jashtëzakonisht mirë.

“Twitter” nuk iu përgjigj një kërkese për koment. (Fatosi)