Federata Kombëtare e Infermierëve kritikon qeverinë amerikane për braktisjen e masave të parandalimit të epidemisë
2022-11-18 13:15:44

Foto: VCG

Sipas njoftimeve të revistës amerikane "Baker Hospital Review" të martën, Federata Kombëtare e Infermierëve e ShBA-së publikoi një artikull në uebsajtin  e vet zyrtar të hënën, ku kritikohet qeveria amerikane për heqjen dorë nga masat e parandalimit të epidemisë, gjë që është bërë shkak për rritjen e numrit të rasteve të sëmundjeve si infeksionet me virusin respirator sinsicial (RSV) te fëmijët këtë vit.

Në artikull thuhet se rritja e numrit të infeksioneve me RSV dhe të shtrimeve në spital në Shtetet e Bashkuara këtë vit nuk është shkaktuar nga "borxhi imunitar" i krijuar nga urdhrat për mbajtjen e maskave dhe qëndrimin në shtëpi gjatë epidemisë së koronavirusit të ri, por nga dështimi i shëndetit publik në ShBA. Deborah Burger, kryetare e Federatës Kombëtare të Infermierëve të ShBA-së, tha në artikull se, për  arsye që qeveria amerikane hoqi masat e shëndetit publik që ndihmojnë në shmangien e infektimit prej koronavirusit të ri dhe viruseve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, prekja nga RSV dhe sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes janë rritur shumë në krahasim me vitet e tjera. (Çang Çuo)