“CNN”: Spitalet pediatrike në SHBA nuk kanë shtretër
2022-11-16 14:33:28

Foto: VCG

Mbi tre të katërtat e shtretërve të spitaleve pediatrike dhe 80 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv për fëmijët janë plot në Shtetet e Bashkuara, sipas një raportimi të “CNN”.

“Hapësira për fëmijët në spitale është shumë e vogël”,- thuhet në raport, që sjell historinë e një foshnje që kishte nevojë për një operacion në zemër, por priti një kohë të gjatë në agoni para se të shtrohej, citon “Xinhua”.

Në raport thuhet se spitalet po regjistrojnë një fluks të madh të foshnjave dhe fëmijëve të sëmurë për shkak të një sezoni veçanërisht të hershëm dhe të rëndë për infeksionet respiratore te fëmijët, duke përfshirë virusin sincicial të frymëmarrjes dhe gripin. (Elona)