BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit për shtypjen e protestave
2022-11-16 15:45:51

Foto: VCG

Bashkimi Evropian vendosi sanksione shtesë ndaj Iranit, duke synuar 29 individë dhe tre organizata për përdorimin e forcës kundër atyre që protestojnë për vdekjen e Mahsa Amini.

Vdekja e gruas 22-vjeçare iraniane bëri bujë ndërkombëtare në tetor dhe shkaktoi trazira sociale dhe protesta të ashpra në të gjithë Iranin.

BE-ja kishte vendosur sanksione kundër atyre që besohej se ishin përgjegjës për vdekjen e Amini: Policia e Moralit të Iranit dhe dy nga figurat kryesore të saj, Mohammad Rostami dhe Hajahmad Mirzaei.

Të hënën, BE-ja njoftoi sanksione të reja, të cilat përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve për 29 individë iranianë dhe tre entitete, bën të ditur “Xinhua”.

Lista përfshin katër anëtarët e skuadrës që arrestuan në mënyrë arbitrare Aminin. BE-ja gjithashtu ka bërë transmetuesin e televizionit shtetëror iranian “Press TV” përgjegjës për prodhimin dhe transmetimin e rrëfimeve të detyruara të të arrestuarve dhe ka listuar Vahid Mohammad Naser Majid, kreun e Policisë Kibernetike iraniane. (Elona)