Një kompani amerikane ka punësuar fëmijë në mbarë vendin për pastrimin e reparteve të therjes natën
2022-11-15 15:36:33

foto nga VCG

Ndërtesa e Departamentit amerikan të Punës/ foto nga VCG

Sipas njoftimit të 11 nëntorit të rrjetit televiziv amerikan NBC, një kompani amerikane për shërbimet e higjienës u akuzua për punësimin e dhjetëra fëmijëve dhe është paditur nga Departamenti amerikan i Punës.

Sipas dokumenteve të gjykatës, kompania e shërbimeve sanitare "Packers" akuzohet për punësimin e të paktën 31 fëmijëve, njëri prej të cilëve vetëm 13 vjeç. Këta fëmijë u vendosën në turnin e natës në tre fabrikat e përpunimit të mishit në shtetet Nebraska e Minesota, për pastrimin e dyshemesë dhe të makinave të prerjes së mishit në repartet e therjes.

Në padinë e vet, Departamenti amerikan i Punës i kërkon gjykatës së shtetit Nebraska të lëshojë një urdhër të përkohshëm ekzekutiv kundër kësaj kompanie, që ta pengojë të punësojë të mitur. Sipas dëshmive fillestare, kjo kompani mund të ketë punësuar më shumë fëmijë në 400 fabrika të tjera në mbarë ShBA-në.

Nga hetimet del se disa nga fëmijët kanë punuar nga ora 11 e natës deri në 7 të mëngjesit, të paktën 6 ditë në javë. (Wang Lei/ Artan)