Sllovenia zgjedh presidenten e parë femër
2022-11-15 11:21:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Natasa Pirc Musar është zgjedhur presidentja e parë femër në Slloveni.

Ajo garoi si kandidate e pavarur dhe do ta marrë detyrën më 23 dhjetor, kur skadon mandati i dytë i presidentit aktual Borut Pahor, njofton “Xinhua”. Musar, 54 vjeçe, është avokat, ish-gazetare dhe ish-Komisionere Kombëtare e Informacionit për mbikëqyrjen e sigurisë së të dhënave personale dhe aksesin e përgjithshëm në informacionin publik në vend.

Ajo kandidoi si një kandidate e pavarur, por në raundin e dytë u mbështet nga Lëvizja e Lirisë e qendrës së majtë të kryeministrit Robert Golob dhe një nga partnerët e saj të koalicionit, Social Demokratët.

Edhe pse roli i presidentit slloven është kryesisht ceremonial, presidenti është kreu i Ushtrisë sllovene dhe ka të drejtë të emërojë shumë zyrtarë të lartë. Shumica e nominimeve duhet të konfirmohen nga Parlamenti. (Fatosi)