COP27 dhe FAO nisin iniciativën për ushqimin për të mbështetur komunitetet e prekur nga klima
2022-11-14 10:54:26

Foto: VCG

Presidenca e Egjiptit e konferencës së klimës në vazhdim të OKB-së dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) ndërmorrën një iniciativë për ushqimin dhe bujqësinë, për të rritur burimet klimaterike për të mbështetur komunitetet më të cenuara, njofton “Xinhua”.

Në një deklaratë, presidenca e sesionit të 27-të të Konferencës së Palëve (COP27) të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike (UNFCCC) bëri të ditur se nisma, e quajtur “Ushqimi dhe Bujqësia për Transformim të Qëndrueshëm” (FAST), do të rimodelojë sistemet agroushqimore për të dhënë fitore të trefishta, për njerëzit, veprimet klimaterike dhe natyrën.

“Përmes iniciativës FAST, ne do të mobilizojmë botën për të zhbllokuar flukset e financave për të rritur elasticitetin e klimës dhe për të zbatuar transformimin e nevojshëm urgjent nëpër sistemet agroushqimore”,- tha presidenti i COP27, Sameh Shoukry.

Shoukry shtoi se ndikimi i ndryshimeve klimaterike po ndikon në mënyrë disproporcionale mbi komunitetet e prekura në mbarë botën.

Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e FAO-s, Maria Helena Semedo, tha se nevojiten veprime të guximshme për të transformuar sistemin agroushqimor, për të mbështetur vendet dhe për të siguruar që burimet të arrijnë tek prodhuesit e ushqimit në të gjithë zinxhirin e vlerës.

COP27 filloi më 6 nëntor në qytetin bregdetar egjiptian të Sharm El-Sheikh, me vendet që po bashkëpunojnë për të adresuar ndryshimin global të klimës. (Fatosi)