Kryeministri kinez takon homologun australian, në fokus lidhjet dypalëshe
2022-11-14 16:22:23

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua të dielën në Pnom Pen të Kamboxhias me homologun e tij australian  Anthony Albanese, në kuadrin e mbledhjeve të liderëve mbi bashkëpunimin e Azisë Lindore.

Albanese tha se muajin e ardhshëm Australia dhe Kina do të kremtojnë jubileun e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet tyre, e cila u realizua nga një administratë e Partisë Laburiste, e drejtuar nga kryeministri i atëhershëm Gough Whitlam.

Duke theksuar se ai e ka vizituar Kinën disa herë, Albanese tha se vendi i tij dëshiron të forcojë shkëmbimet e nivelit të lartë me Kinën dhe të nxitë së bashku me Kinën zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Li u shpreh se populli kinez e ai australian kanë një miqësi tradicionale, megjithatë, marrëdhëniet dypalëshe kanë kaluar një rrugë e vështirë.

"Pas marrjes së detyrës si kryeminisër i qeverisë së re laburiste, ju shprehët gatishmërinë e Australisë për bashkëpunim me Kinën dhe për kthimin e marrëdhënieve dypalëshe në orbitën e duhur," tha Li.

Kina është e gatshme për përafrimin e qëndrimeve dhe për bashkëpunim me Australinë, duke shfrytëzuar rastin e 50-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, për nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm, të shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe, theksoi kryeministri kinez. (Wang Lei/ Artan)