BE propozon kredi prej 18 miliardë dollarësh për të mbështetur buxhetin e Ukrainës
2022-11-14 15:52:04

Foto: VCG

Komisioni Evropian propozoi një paketë ndihme financiare prej 18 miliardë eurosh (18 miliardë dollarë) për Ukrainën vitin e ardhshëm, për të përmbushur nevojat buxhetore, pasi vendi nuk arriti të sigurojë shumën e premtuar këtë vit, shkruan “China Daily”.

KE-ja njoftoi se kreditë me koncesion, mesatarisht 1.5 miliardë euro në muaj, do të ndihmojnë në mbulimin e një pjese të nevojave afatshkurtra të financimit të Ukrainës vitin e ardhshëm.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe qeveria e Ukrainës kishin vlerësuar se nevoja për financim ishte 3 deri në 4 miliardë euro në muaj.

Sipas KE-së, paratë do të ndihmojnë Ukrainën të paguajë pagat dhe pensionet dhe të mbajë funksionimin e shërbimeve thelbësore publike, si dhe të sigurojë stabilitet makroekonomik dhe të rivendosë infrastrukturën kritike.

BE-ja ka dhënë 4.2 miliardë euro ndihmë makro-financiare për Ukrainën gjatë këtij viti dhe planifikon të sigurojë 2.5 miliardë euro të tjera deri në fund të këtij muaji. Megjithatë, ka ende një boshllëk në mënyrën se si BE-ja mund të kreditojë të gjitha 9 miliardë euro për Ukrainën, siç njoftoi Komisioni Evropian në maj. (Fatosi)