Irani nënshkruan marrëveshje me Rusinë për projekte gazi
2022-11-11 11:47:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri iranian i Naftës Javad Owji njoftoi se ministria ka nënshkruar me gjigantin rus të energjisë “Gazprom” marrëveshje bashkëpunimi me vlerë rreth 40 miliardë dollarë amerikanë.

Pala iraniane do të ndjekë përparimin e marrëveshjeve, të cilat përfshijnë ndërtimin e komplekseve të gazit të lëngshëm (LNG) në Iran, si dhe zhvillimin e fushave të gazit të Iranit dhe linjave të transmetimit të eksportit të gazit, bëri të ditur agjencia zyrtare iraniane e lajmeve “IRNA”, citoi “Xinhua”.

Irani ka filluar shkëmbimin e naftës dhe produkteve të naftës me Rusinë dhe po diskuton mundësinë e një shkëmbimi gazi me Rusinë, tha Owji, duke shtuar se shpresonte që një marrëveshje e tillë të bëhej e mundur këtë dimër.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për Diplomacinë Ekonomike, Mehdi Safari, tha në tetor se plani i Iranit ishte të importonte gazin rus ndërsa eksportonte gaz iranian në tregjet e huaja. Sipas tij, kjo do të ndikojë në vend, duke ulur kostot e transferimit të gazit iranian nga rajonet jugore të vendit drejt veriut. (Irma)