Ukraina: Dialogu është i mundur vetëm pas tërheqjes së Rusisë
2022-11-10 11:30:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak deklaroi se Ukraina mund të rifillojë dialogun me Rusinë vetëm pas tërheqjes së trupave ruse nga vendi, njoftoi shërbimi presidencial për shtyp.

Në një intervistë me gazetën italiane “La Repubblica”, cituar nga “Xinhua”, Podolyak tha se një marrëveshje e mundshme armëpushimi në fazën aktuale të konfliktit do t'i sigurojë Rusisë kohë për të forcuar pozicionet e saj.

“Armëpushimi për Rusinë është një pauzë taktike për përforcim”, tha Podolyak.

Duke komentuar raportet se përfaqësuesit e Pentagonit në SHBA dhe Ministrisë së Mbrojtjes Ruse janë përfshirë në bisedime, Podolyak tha se nuk ka negociata midis Rusisë dhe vendeve perëndimore në lidhje me Ukrainën.

“Partnerët tanë i përmbahen parimit “asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”. Asnjëra palë nuk do të jetë në gjendje të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve pa mbështetjen e popullit ukrainas”,- tha ai. Konflikti Rusi-Ukrainë filloi më 24 shkurt.

Negociatorët ukrainas dhe rusë mbajtën raundin e fundit të bisedimeve të paqes ballë për ballë në Stamboll, Turqi, më 29 mars. (Elona)