CMG-ja: Britania duhet të zhvillojë bisedime mbi sovranitetin e arkipelagut Çagos
2022-11-08 14:35:46

VCG

VCG

Ditët e fundit, ministri i Jashtëm britanik James Cleverly u shpreh që Britania dhe Maurici kanë vendosur  të zhvillojnë bisedime mbi sovranitetin e arkipelagut Çagos dhe se Britania shpreson që të arrihet një marrëveshje në fillim të vitit të ardhshëm. Deklarata e Londrës është konsideruar si një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi sovranitetin e arkipelagut Çagos. Por nëse Britania është e gatshme të diskutojë për këtë çështje, ajo duhet të zhvillojë bisedime edhe me Argjentinën për sovranitetin e ishujve Malvine, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

 

VCG

VCG

Në shkurt 2019, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara vendosi që pushtimi i arkipelagut Çagos nga Britania është i paligjshëm dhe se Britania ka detyrimin të ndalojë sa më parë juridiksionin mbi këtë arkipelag. Në maj 2019, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u miratua me shumicë dërrmuese një rezolutë, ku i kërkohet Britanisë të kthejë arkipelagun Çagos brenda gjashtë muajsh. Në janar 2021, Gjykata Ndërkombëtare e Ligjit Detar  mori vendim që Britania nuk ka sovranitet mbi arkipelagun Çagos dhe dënoi veprimin e Britanisë për moskthimin e këtyre ishujve.

 

Në këto kushte, pala britanike shprehu gatishmërinë për zhvillimin e bisedimeve mbi sovranitetin e arkipelagut Çagos, çka në një masë të madhe ndodhi edhe për shkak të presionit të madh të bashkësisë ndërkombëtare, dhe kjo tregon pakësimin e fuqisë së Britanisë në botë. Ndërkohë, kjo ka lidhje deri diku edhe me intensifikimin e divergjencave të brendshme. Nën presionin e largimit nga BE-ja dhe të epidemisë së COVID-19, grupet antikolonialiste në Britani kanë nisur lufën e ashpër kundër forcave konservatore të vendit dhe disa organizata në Britani kanë shprehur në mënyrë të hapur mbështetjen për çkolonizimin e arkipelagut Çagos. Ish-kryetari i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn është shprehur: “Është koha që t'i japim fund kësaj historie të turpshme.”

 

VCG

VCG

Deri më sot, 10 ndër 17 territoret joautonome nën sundim kolonial, janë nën kontrollin e Britanisë. Atëherë, Britania jo vetëm duhet të zgjidhë me Mauricin mosmarrëveshjet mbi sovranitetin e arkipelagut Çagos, por duhet të reagojë aktivisht edhe ndaj kërkesës së Argjentinës për kthimin e ishujve Malvine.