30 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat në kryeqytetin e Koresë së Jugut
2022-11-08 11:35:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

30 persona u plagosën në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, të dielën mbrëma pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap”, shkruan “China Daily”.

Treni, i cili po udhëtonte nga distrikti Yongsan në Seul për në qytetin Iksan në provincën Jeolla Veriore, doli nga shinat pranë stacionit Yeongdeungpo në Seul rreth orës 20:55 me orën lokale (1155 GMT).

Mes 275 pasagjerëve në tren, raportohet se 30 persona u plagosën.

“Korea Railroad Corporation”, operatori hekurudhor kombëtar i vendit, po hetonte shkakun e daljes nga shinat. (Fatosi)