Seksioni i hekurudhës me shpejtësi të lartë Xhakarta-Bandung gati për funksionim provë
2022-11-07 10:51:32

Një seksion provë i hekurudhës me shpejtësi të lartë Xhakarta-Bandung në Indonezi është gati për funksionimin e trenave EMU (Njësi të Shumëfishta Elektrike) pasi nënstacioni i tij tërheqës dhe pajisjet e tjera janë instaluar dhe vënë në punë të shtunën, njofton “Xinhua”.

Sistemi energjetik i hekurudhës me shpejtësi të lartë është projektuar me standardet teknologjike të Kinës dhe pajisjet kryesore prodhohen në Kinë.

Foto: CMG

Me një shpejtësi projektimi prej 350 km në orë, hekurudha e ndërtuar me teknologjinë kineze do të shkurtojë udhëtimin midis Xhakartës dhe Bandung, kryeqendra e provincës perëndimore Java të Indonezisë, nga mbi tre orë në rreth 40 minuta.

Hekurudha, e konsideruar si lidhja midis nismës së Kinës “Një brez, një rrugë” dhe Strategjisë Globale Detare të Indonezisë, pritet të vihet në funksion në qershor 2023. (Fatosi)