Kanadaja miraton vaksinën e dytë përforcuese Covid për variantet Omicron
2022-11-06 18:41:19

foto nga VCG

foto nga VCG

“Health Canada” autorizoi një version të përshtatur të vaksinës bivalente anti-Covid “Moderna Spikevax” që synon nënvariantet Omicron BA.4/BA.5.

Vaksina u miratua për përdorim si një dozë përforcuese tek individët 18 vjeç e lart. Sipas autoriteteve, rezultatet e provës klinike treguan se ajo shkakton një përgjigje të fortë imune si kundër Omicron (BA.4/BA.5) dhe shtameve origjinale të SARS CoV-2, përcjell “Xinhua”.

Kjo vaksinë e përshtatur ka një profil të ngjashëm sigurie me përforcuesit e aprovuar më parë “Moderna Spikevax”, me të njëjtat reagime të lehta negative që u zgjidhën shpejt, bëri të ditur “Health Canada”.

Përditësimi i vaksinave anti-Covid, duke përfshirë marrjen e dozave përforcuese siç rekomandohet, do të ndihmojë në mbrojtjen e një individi kundër sëmundjeve të rënda dhe komplikimeve të tjera të infeksionit COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve dhe vdekjeve me Covid-19 në Kanada arriti në 4.336.860 dhe 46.389 përkatësisht, sipas përditësimit javor të publikuar nga Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë (PHAC).

Sipas agjencisë, personat që kishin marrë të paktën një dozë të një vaksine Covid në Kanada ishte 83 për qind deri në fillim të tetorit. Ndërsa, ata që kishin përfunduar në 6 muajt e fundit serinë parësore ose morën një dozë përforcuese të një vaksine Covid në Kanada ishin vetëm 17.2 për qind. (Irma)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG