Nisin aktivitetet për promovimin e Xinjiang në Belgjikë
2022-11-06 17:48:10

Një sërë aktivitetesh kanë nisur për të prezantuar Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore për njerëzit në Belgjikë, sipas autoriteteve lokale në Xinjiang.

Aktivitetet nisën njëkohësisht në Pekin, Xinjiang dhe Belgjikë dhe do të zgjasin deri më 9 nëntor, bën të ditur “Xinhua”.

Belgët do të kenë një paraqitje të shkurtër të peizazhit natyror, trashëgimisë historike dhe kulturore, këngëve dhe vallëzimeve dhe ushqimit në Xinjiang përmes videove të shkurtra dhe dokumentarëve të postuar në platformat e mediave sociale, si “WeChat”, “Facebook” dhe “Twitter”, si dhe një ekspozitë fotografike dhe dokumentarë të shfaqur në Qendrën Kulturore të Kinës në Bruksel.

Aktivitetet organizohen bashkërisht nga Ambasada e Kinës në Belgjikë, departamenti rajonal i kulturës dhe turizmit në Xinjiang dhe Rrjeti i Entiteteve Ndërkombëtare “Culturallink”.

Ngjarjet shërbejnë si një platformë për njerëzit që të kenë një pamje të plotë të Xinjiang, tha Ablikim Eziz, drejtor i departamentit rajonal të kulturës dhe turizmit. Ai theksoi se një Xinjiang i hapur dhe miqësor mirëpret ngrohtësisht miqtë nga Belgjika. (Irma)