OBM: Ngrohja klimaterike në Evropë, dy herë më e lartë se mesatarja globale
2022-11-06 17:09:20

foto nga VCG

 Akulnajat e shkrira në Islandë/ foto nga VCG

Nga viti 1991 deri në vitin 2021, temperaturat në Evropë janë ngrohur me një normë mesatare prej rreth 0.5 gradë celcius në një dekadë. Kjo ka pasur rezultate fizike: akullnajat alpine humbën 30 metra në trashësinë e akullit midis viteve 1997 dhe 2021, ndërsa shtresa e akullit të Groenlandës gjithashtu po shkrihej, duke kontribuar në rritjen e nivelit të detit. Në verën e vitit 2021, Groenlanda pati reshjet e para të regjistruara ndonjëherë në pikën e saj më të lartë, stacionin Summit.

“Evropa paraqet një pamje të drejtpërdrejtë të një bote që po ngrohet dhe na kujton se edhe shoqëritë e përgatitura mirë nuk janë të sigurta nga ndikimet e ngjarjeve ekstreme të motit. Këtë vit, ashtu si 2021-shi, pjesë të mëdha të Evropës janë prekur nga valët e mëdha të të nxehtit dhe thatësira, duke nxitur zjarret. Në vitin 2021, përmbytjet e jashtëzakonshme shkaktuan vdekje dhe shkatërrime”,- tha sekretari i përgjithshëm i WMO-së, Petteri Taalas.

Ai theksoi gjithashtu se ky trend ka shumë gjasa të vazhdonte, me më shumë fatkeqësi të motit të parashikuara në të ardhmen. Ai parashikon që temperaturat do të rriten në të gjitha zonat evropiane me një ritëm që tejkalon ndryshimet mesatare të temperaturës globale, të ngjashme me vëzhgimet e kaluara. Ndërsa klima ngrohet në 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale, ngjarjet e motit do të përshpejtohen, me reshjet gjithnjë e në rënie gjatë verës që mund të shkaktojnë thatësira shkatërruese. Shira ekstremë dhe përmbytje ka të ngjarë të pasojnë në muajt e mëvonshëm në të gjitha rajonet, përveç Mesdheut. (Irma)

foto nga VCG

Mbulesat mbrojnë akullnajën Rhone nga shkrirja, Alpët në Zvicër/ foto nga VCG

foto nga VCG

Si pasojë e ngrohjes së klimës, erdhi një muaj më përpara sezoni i vjeljes në krahasim me 60 vjet më parë në Britani/ foto nga VCG