4 vende të Azisë Juglindore miratojnë programin e veprimit për bashkëpunimin turistik
2022-11-06 18:30:35

foto nga VCG

Kamboxhia/ foto nga VCG

Ministrat e Turizmit të Kamboxhias, Laosit, Mianmarit dhe Vietnamit (CLMV) miratuan një program veprimi trevjeçar për bashkëpunimin në turizëm, deklaroi ministri kamboxhian i Turizmit Thong Khon.

Miratimi u bë gjatë Takimit të gjashtë të Ministrave të Turizmit të CLMV, në provincën Siem Reap të Kamboxhias.

“Ne miratuam programin e veprimit për Bashkëpunimin Turistik CLMV 2023-2025, i cili fokusohet më tej në promovimin e realizimit të “Katër vende, një destinacion””,- tha ai për “Xinhua”.

Ai shtoi se programi i veprimit theksoi gjithashtu lehtësimin dhe thjeshtimin e udhëtimit ndërrajonal, ndërtimin e kapaciteteve turistike, përfshirjen e sektorit privat dhe komuniteteve lokale, zhvillimin e produktit turistik, promovimin e përbashkët dhe sigurinë turistike.

Ministrat caktuan zyrtarë të lartë të turizmit, bazuar në drejtimet e ardhshme dhe programin e veprimit të turizmit, të përgatisin projekt propozimet e turizmit që do t'i dorëzohen agjencisë kombëtare koordinuese CLMV për të kërkuar fonde nga partnerët e zhvillimit për zbatim.

Sipas një deklarate të përbashkët, vendet e CLMV tërhoqën afro 4 milionë turistë ndërkombëtarë gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2022.

“Ministrat theksuan rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të aktiviteteve të përbashkëta të promovimit dhe marketingut të turizmit, përfshirë pjesëmarrjen në ngjarje ndërkombëtare turistike, panaire udhëtimesh dhe ekspozita”, thuhet në deklaratë.

Takimi i shtatë i Ministrave të Turizmit të CLMV do të mbahet në Mianmar në vitin 2024. (Irma)

foto nga VCG

Vjetnam/ foto nga VCG

foto nga VCG

Mjanmar/ foto nga VCG

foto nga VCG

Laos/ foto nga VCG