Shefi i OKB-së kërkon që përshtatja klimaterike të trajtohet me seriozitet
2022-11-06 18:07:18

 

Antonio Guterres (Foto Nationalheraldindia)

Antonio Guterres (Foto Nationalheraldindia)

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se përshtatja klimaterike duhet të trajtohet me një seriozitet që pasqyron vlerën e barabartë të të gjithë njerëzimit.

Në një mesazh për publikimin e raportit të Hendekut të Përshtatjes nga Programi i Mjedisit i OKB-së, Guterres tha se mungesa e mbështetjes për nevojat e përshtatjes në botën në zhvillim është e papranueshme, citon “Xinhua”.

Raporti i Hendekut të Përshtatjes e bën të qartë se bota po dështon të mbrojë njerëzit nga ndikimet e krizës klimaterike. Personat në vijën e parë të krizës klimaterike janë në fund të vijës për mbështetje, tha Guterres.

Bota është shumë larg si në ndalimin e rritjes së emetimeve të gazeve, ashtu edhe në fillimin e përpjekjeve të nevojshme për të planifikuar, financuar dhe zbatuar përshtatjen në dritën e rreziqeve në rritje, tha ai.

Nevojat për përshtatje në botën në zhvillim janë vendosur të rriten deri në 340 miliardë dollarë amerikanë në vit deri në vitin 2030. Megjithatë, mbështetja e përshtatjes sot qëndron në më pak se një e dhjeta e kësaj shume, vuri në dukje ai. Njerëzit dhe komunitetet më vulnerabël po paguajnë çmimin. Kjo është e papranueshme, tha Guterres. (Irma)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG