Inflacioni i Turqisë arrin nivelin më të lartë të ri 24-vjeçar prej 85 për qind
2022-11-05 19:35:29

Inflacioni turk (Foto Bianet)

Inflacioni turk (Foto Bianet)

Inflacioni vjetor i Turqisë u rrit në 85.51 për qind në tetor, më i larti në 24 vjet, njoftoi të enjten Instituti i Statistikave Turke.

Sipas të dhënave, çmimet e konsumit u rritën me 3.54 për qind krahasuar me një muaj më parë, citon “Xinhua”.

Rritjen më të lartë vjetore të çmimeve e ka pasur sektori i transportit me 117.5 për qind. Kostoja e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rrit me 99.05 për qind, ndërsa çmimet e orendive dhe pajisjeve shtëpiake u rritën me 93.63 për qind.

Indeksi i çmimeve të prodhimit vendas u rrit me 7.83 për qind nga muaji në muajin tetor, me një rritje vjetore prej 157.69 për qind.

Inflacioni në Turqi ka qenë në një rritje të pandërprerë që nga maji 2021. Familjet turke kanë parë një rënie të mprehtë të fuqisë së tyre blerëse pavarësisht masave të qeverisë kundër inflacionit dhe rritjes së pagave. (Irma)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG