Rendimenti rus i drithit arrin rekord të ri
2022-11-05 17:43:03

Rendimenti rus i dritherave (Foto Msn)

Rendimenti rus i dritherave (Foto Msn)

Rusia ka arritur një rekord të ri në prodhimin e grurit këtë vit, duke korrur 150 milionë tonë deri më tani, bëri të ditur kryeministri rus Mikhail Mishustin, citon “Xinhua”.

Ndërsa korrjes po i vjen fundi në të gjithë vendin, sektori i bujqësisë ka treguar një rezultat të shkëlqyer këtë vit, i cili do të rrisë nivelin e sigurisë ushqimore të Rusisë, tha Mishustin në mbledhjen e qeverisë.

Sipas tij, ka pasur rritje të dukshme në rendimentin e patateve, perimeve serrë, frutave dhe sojës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Mishustin, qeveria ruse ndau rreth 380 miliardë rubla (afërsisht 6.2 miliardë dollarë amerikanë) në fillim të këtij viti për të financuar zhvillimin bujqësor të vendit. (Irma)