SHBA, Raporti: Niveli mësimor i nxënësve nga familjet me ngjyrë dhe të varfra u ndikua më shumë nga pandemia
2022-11-03 15:29:12

Sipas një artikulli të agjencisë amerikane të lajmeve "The Associated Press" të datës 29 tetor, një raport i ri vëzhgimesh zbuloi se gjatë periudhës së epidemisë së COVID-19, niveli i përgatitjes së nxënësve në lëndën e matematikës ka shënuar rënie në një periudhë 6 mujore, ndërsa në lëndën e leximit, niveli ra për mbi 1/4 e vitit shkollor.
Sipas këtij raporti, kriza e madhe shoqërore ka shënuar ndikim më të madh te fëmijët e familjeve të varfëra dhe atyre me ngjyrë. Ata kanë përballuar mbylljen e shkollës, papunësinë e prindërve, sëmurjen e mësuesve, trazirat e jetesës dhe përballjen me frikën. Për këtë arësye niveli i tyre në lëndën e matematikës shënoi rënie gjatë 2 viteve mësimore. Raporti thekson se në një komunitet shoqëror të familjeve të varfëra dhe fëmijëve me origjinë afroamerikane në Virxhinia, niveli i nxënësve në lëndën e matematikës ra për 2.29 vite.
Sipas raportit, shumë fëmijëve u është nevojitur mbështetje, por autoritetet shtetërore nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme.(Xu Guang)