Krimi i dhunshëm me armë kundër femrave në ShBA është shumë vdekjeprurës
2022-11-02 15:13:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qendra për Përparimin Amerikan publikoi një artikull të hënën, ku thuhet se në ShBA krimi i dhunshëm me armë kundër femrave është shumë vdekjeprurës. Veçanërisht në shtetet me ligje të dobëta të kontrollit të armëve, mundësia e vrasjes me armë të vajzave e grave është mjaft e lartë.

Sipas artikullit, shumica e femrave që kanë humbur jetën nga armët në ShBA janë vrarë nga partnerët ose bashkëshortët e tyre. Për sa i përket përkatësisë racore, probabiliteti i vrasjes me armë të afroamerikaneve është shumë më i lartë se i femrave të racave të tjera. Nga ana globale, në vitin 2015, 92 % e rasteve të vrasjes me armë të vajzave e grave në vendet me të ardhura të larta ndodhën në ShBA. (Fani)