Putin: Periudha e botës së dominuar nga Perëndimi po përfundon
2022-10-30 15:38:20

Periudhës historike e dominimit të pakufishëm perëndimor në çështjet botërore po i vjen fundi dhe bota unipolare po bëhet e kaluara, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, citon “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Perëndimi synon të ruajë hegjemoninë mbi ekonominë dhe politikën globale me të ashtuquajturat rregulla që ata krijuan”,- tha Putin në seancën plenare të takimit të 19-të të Klubit Ndërkombëtar të Diskutimit Valdai në rajonin e Moskës.

Megjithatë, sipas tij, sapo shtetet joperëndimore filluan të përfitojnë nga globalizimi, Perëndimi ndryshoi menjëherë ose shfuqizoi plotësisht shumë prej këtyre rregullave.

“Perëndimi nuk është në gjendje të sundojë njerëzimin në mënyrë të vetme, pavarësisht përpjekjeve të tyre për ta bërë këtë dhe shumica e kombeve nuk duan më ta durojnë këtë”,- tha Putin.

Duke folur për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, Putin tha se Rusia nuk kishte folur kurrë në mënyrë proaktive për këtë.

Shefi i Kremlinit tha se vendet perëndimore po përdorin bujën e sotme rreth përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore për të shtuar presionin ndaj miqve të Rusisë dhe vendeve neutrale, për të minuar bashkëpunimin e tyre me Rusinë. (Irma)