​ Banka Qendrore Evropiane rrit normat me 75 pikë bazë
2022-10-29 17:55:55

Foto: VCG

Foto: VCG

Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi të rrisë normat bazë të interesit me 75 pikë bazë, pas një takimi të rregullt të këshillit drejtues.

Normat e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit, kredinë marxhinale dhe lehtësinë e depozitave do të ngrihen përkatësisht deri në 2%, 2.25% dhe 1.5%, me efekt nga 2 nëntori, shkruan “Xinhua”.

“Me këtë rritje të tretë të madhe radhazi të normës së politikës, Këshilli Drejtues ka bërë përparim të konsiderueshëm në tërheqjen e akomodimit të politikës monetare”,- thuhet në deklaratën e BQE-së.

Për të justifikuar rritjen e normës, BQE-ja bëri të ditur se inflacioni në Eurozonë, i cili u rrit në 9.9% në shtator, mbeti shumë i lartë.

“Politika monetare e Këshillit Drejtues synon të reduktojë mbështetjen për kërkesën dhe të mbrojë kundër rrezikut të një zhvendosjeje të vazhdueshme lart të pritjeve inflacioniste”,- thuhet në deklaratë.

BQE shtoi se pret të rrisë më tej normat e interesit, për të siguruar kthimin në kohë të inflacionit në objektivin e saj afatmesëm të inflacionit prej 2%. (Irma)