Raporti i OKB-së: Reduktimi i ndotjes së klimës, i pamjaftueshëm
2022-10-29 17:49:43

Foto: VCG

Foto: VCG

Bota, veçanërisht vendet më të pasura me ndotje të karbonit, mbeten shumë prapa dhe nuk po bëjnë aq sa duhet për të arritur ndonjë nga qëllimet globale që kufizojnë ngrohjen e ardhshme, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara, ku theksohet se ky mosveprim do të thotë se përpjekjet për të mbajtur ngrohjen globale brenda normave janë shumë larg, përcjell “RTSH”.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi se angazhimet globale dhe kombëtare për klimën po dështojnë shumë keq. Sipas tij, po shkohet drejt një katastrofe globale.

Në vend që të kufizohet ngrohja në 1.5 ose 2 gradë celsius mbi nivelet para industriale, si pjesë e synimeve globale të vendosura nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, nga mënyra se si po vepron bota tani ngrohja do të arrijë në 2.8 gradë deri në vitin 2100, thuhet në raportin e OKB-së.

Foto: VCG

Foto: VCG

Premtimet konkrete të vendeve se do ta ulnin atë në 2.6 gradë nuk janë mbajtur 

Vendet e G20-s, vendet më të pasura, mbahen përgjegjëse për 75% të ndotjes dhe nxehtësisë. Sipas raportit, anëtarët e G20-s janë shumë prapa në përmbushjen e premtimeve të tyre për të reduktuar emetimet. (Irma)