FMN-ja: Rritja në Azi-Paqësor në vitet 2022 e 2023 do të ngadalësohet
2022-10-28 16:46:51

VCG

VCG

Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN) tha në një raport të publikuar të premten se rritja ekonomike në rajonin e Azi-Paqësorit sivjet dhe vitin e ardhshëm pritet të ngadalësohet, për shkak të disa faktorëve, si ngushtimi financiar global dhe konflikti Rusi-Ukrainë.

Mëkëmbja e fuqishme ekonomike e Azisë në fillim të këtij viti po zbehet, me një tremujor të dytë më të dobët sesa pritej, theksoi FMN-ja.

Kjo bëri që parashikimet e rritjes për Azi-Paqësorin të ulen në 4 për qind këtë vit dhe 4.3 përqind vitin e ardhshëm, përkatësisht 0.9 dhe 0.8 për qind më pak krahasuar me parashikimet e prillit.

Ndërkohë, parashikimet për prillin ishin shumë më poshtë se mesatarja 5.5 për qind e dy dekadave të fundit.