Rusia ndalon hyrjen e më shumë personave nga BE
2022-10-28 10:44:20

Foto: VCG

Ministria e Jashtme ruse ndaloi të martën më shumë persona të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të hyjnë në Rusi, në përgjigje të veprimeve të tyre anti-ruse.

Midis listës së zezë janë përfaqësues të prodhuesve evropianë të armëve dhe pajisjeve ushtarake të furnizuara në Ukrainë dhe disa ligjvënës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, bëri të ditur ministria përmes një deklarate zyrtare, citon “China Daily”.

Pala ruse nuk specifikoi se kush i nënshtrohet ndalimit të udhëtimit. (Irma)