Nëse dëshiron ta ndihmojë Afrikën, ShBA-ja duhet të heqë më parë sanksionet
2022-10-27 17:20:42

nga VCG

Protesta kundër sanksionet amerikane ndaj  Zimbabve /nga VCG

Sipas të dhënave statistikore, në 20  vjetët e fundit Zimbabve ka pësuar mbi 40 miliardë dollarë amerikanë humbje ekonomike për shkak të sanksioneve. Në fakt, sanksionet e ShBA-së ndaj Zimbabves janë një simbol i  ndërhyrjes së saj në politikat e brendshme të vendeve afrikane. Më parë, ShBA-ja nuk ka bërë kurrë shkëmbime dhe bashkëpunim mbi baza të barabarta me vendet afrikane. Por administrata e tanishme amerikane u ka kushtuar vëmendje të madhe marrëdhënieve diplomatike me Afrikën. Në korrik të këtij viti, ShBA-ja dhe vendet afrikane zhvilluan samitin industrial dhe tregtar, kurse në gusht sekretari i Shtetit Antony Blinken vizitoi për herë të dytë Afrikën dhe publikoi strategjinë e re të ShBA-së për Afrikën Nënsahariane, duke theksuar se ShBA-ja do të nxitë hapjen e Afrikës në 5 vjetët e ardhëm, do të ndihmojë në mëkëmbjen e Afrikës nga epidemia dhe në rritjen ekonomike të këtij kontinenti.

nga VCG

Protesta kundër sanksionet amerikane ndaj  Zimbabve /nga VCG

Sipas opinionit publik, në sfondin e konkurrencës mes vendeve të mëdha, të përshpejtuar nga ShBA-ja, strategjia e re amerikane për Afrikën nuk ka si qëllim për të ndihmuar në zhvillimin e këtij kontinenti, por për ta bërë atë një gur shahu dhe mjet që u shërben interesave strategjike amerikane nën petkun e bashkëpunimit. Ish-diplomati i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit të Afrikës së Jugut Gert Grobler vuri në dukje se ShBA-ja nuk ka zhvilluar marrëdhënie ekonomike dhe diplomatike me Afrikën në bazë të interesave reciproke dhe nuk ka hartuar strategji tregtare të përshtatshme, por qëllimi i ShBA-së është për të dobësuar ndikimin e Kinës në Afrikë.

Tani, nën ndikimin e shkallëzimit të krizës së Ukrainës, kriza ushqimore e energjetike dhe rreziqe të tjera janë përkeqësuar më tej, duke sjellë sfida shumë të mëdha për vendet afrikane. Por vendet perëndimore të kryesuara nga ShBA-ja nuk interesohen për problemin e zhvillimit me të cilin përballet Afrika, duke shtuar masat e sanksioneve dhe duke i detyruar vendet afrikane të mbajnë anë, duke i hedhur kështu benzinë zjarrit.  Shumë njerëz e mbajnë mend se, në momentin më të vështirë të epidemisë së COVID-19, ShBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore rezervuan shumë vaksina dhe dërguan në Afrikë vaksina që u kishte kaluar afati i përdorimit. Këto bamirësi false i dëmtuan seriozisht popujt afrikanë.

nga VCG

nga VCG

Nëse ShBA-ja dëshiron ta ndihmojë Afrikën, duhet të heqë sanksionet e saj ndaj disa vendeve afrikane. (Xu Guang)