Giorgia Meloni u betua si kryeministrja e parë femër e Italisë
2022-10-24 10:16:26

Foto: VCG

Giorgia Meloni është betuar si kryeministrja e parë grua e Italisë së bashku me ekipin e saj të kabinetit, me qeverinë e saj më ekstreme të djathtë që nga koha e liderit fashist Benito Musolini në fund të Luftës së Dytë Botërore, shkruan “CGTN”.

Meloni bëri betimin të shtunën përpara presidentit Sergio Mattarella në Pallatin “Quirinale” në Romë.

Foto:VCG

Kryetarja e partisë “Fratelli d’Italia”, Meloni siguroi fitoren e saj në zgjedhjet muajin e kaluar si pjesë e një koalicioni që përfshinte “Lega Nord” të Matteo Salvinit dhe “Forza Italia” të së djathtës, të udhëhequr nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi.

Meloni merr detyrën në një kohë të vështirë, me ekonominë italiane të goditur nga borxhi i përgatitur për recesion, kompanitë që luftojnë për të qëndruar në këmbë mes faturave në rritje të energjisë dhe ndarjeve të mëdha brenda koalicionit të saj për luftën në Ukrainë.

Partia e Melonit ka rrënjë neofashiste, por si Marine Le Pen e ekstremit të djathtë të Francës, ajo u përpoq të projektonte një imazh më të moderuar gjatë fushatës zgjedhore. Kjo përfshinte shkurtimin e deklaratave të mëparshme anti-BE dhe zotimin për ta mbajtur Italinë në zemër të institucioneve evropiane dhe perëndimore. (Fatosi)