Sondazhi: Inflacioni detyron mbi gjysmën e amerikanëve të konsiderojnë punë të dyta
2022-10-23 10:57:11

Inflacioni ne SHBA (Foto Cgtn)

Inflacioni ne SHBA (Foto Cgtn)

Inflacioni i lartë po shtyn mbi gjysmën e amerikanëve që punojnë të marrin në konsideratë gjetjen e një pune të dytë për të paguar shpenzimet e jetesës, bëhet e ditur në sondazh të kompanisë amerikane “Qualtrics”, citon “CGTN”.

Sipas sondazhit, rreth 38 për qind e punëtorëve të anketuar kanë kërkuar një punë të dytë, ndërsa 14 për qind planifikojnë ta bëjnë këtë, që do të thotë se më shumë se gjysma e amerikanëve që punojnë kanë menduar të kërkojnë punë të tjera për përballuar shpenzimet e jetesës.

VCG

VCG

Sipas zyrtarëve të kompanisë, me shtrëngimin e buxheteve, punëtorët po kërkojnë mënyra për të përballuar koston në rritje të jetesës, duke përfshirë gjetjen e vendeve të reja të punës.

Sondazhi tregon se punëtorët me fëmijë po ndiejnë edhe më shumë presionin financiar. Sipas tij, rreth 70 për qind e prindërve që punojnë thonë se paga e tyre nuk është në përputhje me kostot në rritje.

VCG

VCG

Departamenti i Punës i SHBA-së raportoi javën e kaluar se inflacioni i konsumatorit në vend në shtator u rrit 8.2 për qind nga një vit më parë, me inflacionin bazë që u rrit në një nivel të lartë në katër dekada, duke çimentuar një tjetër rritje të madhe të normës nga Rezerva Federale. Në të njëjtën kohë, pagat e amerikanëve po humbasin terren ndaj inflacionit me një normë të lartë, sipas një raporti të publikuar më 4 tetor nga Banka e Rezervës Federale të Dallasit. (Irma)