Portugalia ndan ndihma financiare në mes të inflacionit rekord
2022-10-23 10:59:36

VCG

VCG

Portugalia nisi programin e ndihmës financiare prej 125 eurosh (122 dollarë amerikanë) për çdo punëtor në vend, për të minimizuar ndikimin e shkaktuar nga inflacioni i fortë i brendshëm.

Ministria e Financave bëri të ditur se 5.8 milionë persona, ose gati gjysma e popullsisë së vendit, do të kenë një depozitë të patatueshme në llogaritë e tyre bankare, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Të rriturit që marrin më pak se 2700 euro (2639 dollarë) në muaj dhe nuk marrin pensione kanë të drejtë për pagesën.

Familjet me fëmijë, pavarësisht nga të ardhurat mujore, do të kenë një përfitim shtesë prej 50 euro (49 dollarë) për çdo person nën 24 vjeç.

VCG

VCG

Masat janë pjesë e një pakete shtetërore të quajtur "Familjet e para" që fokusohet në uljen e ndikimit të inflacionit në Portugali.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, norma e Indeksit të Çmimeve të Konsumit ishte 9.3 për qind në shtator 2022, niveli më i lartë në 30 vjet. (Irma)