Starton në Jordani projekti rrugor i financuar nga Kina
2022-10-23 10:50:42

Jordania (Foto Cgtn)

Jordania (Foto Cgtn)

Startoi në Jordani projekti i përmirësimit dhe rindërtimit të rrugës Al-Salt/Al-Ardah, i financuar nga qeveria kineze.

Gjatë ceremonisë së hapjes së themeleve, ambasadori kinez në Jordani Chen Chuandong tha se projekti do të përmirësojë gjendjen e rrugës, do të rrisë efikasitetin e logjistikës dhe do të nxisë zhvillimin e turizmit, industrisë dhe bujqësisë në Jordani, përcjell “CGTN”.

VCG

VCG

Projekti, i cili pritet të krijojë qindra vende pune, do të ndihmojë jordanezët të përmirësojnë standardin e tyre të jetesës, tha ai.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon 45-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, ambasadori Chen tha se Kina e konsideron Jordaninë si një partner të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe zhvillimit rajonal.

VCG

VCG

Ai u bëri thirrje të dy vendeve që të ndërtojnë sinergji më të fortë midis strategjive të tyre të zhvillimit dhe të avancojnë bashkëpunimin me cilësi të lartë nën Iniciativën “Një brez, një rrugë”, për të siguruar që njerëzit nga të dy vendet të përfitojnë nga bashkëpunimi fitues.

Ministri jordanez i Punëve Publike dhe Strehimit, Jahja Kasbi, tha se projekti ka një rëndësi të madhe për Jordaninë dhe është një dëshmi e marrëdhënieve solide mes dy vendeve.

E pozicionuar në Jordaninë veriperëndimore, përmirësimi dhe rindërtimi i rrugës me katër korsi 12.5 kilometra të gjatë pritet të përfundojë në 18 muaj. (Irma)