Zëvendësshefja e OKB-së bën thirrje për nxitjen e pjesëmarrjes së grave në ndërtimin e paqes
2022-10-22 11:39:15

Okb, Amina Mohammed (Foto Xinhua)

Okb, Amina Mohammed (Foto Xinhua)

Komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë përpjekjet për të promovuar pjesëmarrjen e grave në parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e paqes, deklaroi zëvendëssekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara Amina Mohammed.

“Pjesëmarrja e grave në të gjitha nivelet ka luajtur një rol kyç në ndryshimin e mënyrës se si i qasemi paqes dhe sigurisë gjatë 20 viteve të fundit”,- tha ajo në një debat të hapur të Këshillit të Sigurimit mbi temën “Forcimi i rezistencës dhe lidershipit të grave si një rrugë për paqen në rajonet në konflikt”, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Pavarësisht dekadave të provave se barazia gjinore ofron një rrugë drejt paqes së qëndrueshme dhe parandalimit të konflikteve, ne po ecim në drejtim të kundërt, tha Mohammed, duke vënë në dukje se progresi ka qenë i ngadalshëm.

Midis viteve 1995 dhe 2019, gratë përbënin mesatarisht vetëm 13 për qind të negociatorëve, 6 për qind të ndërmjetësuesve dhe 6 për qind të nënshkruesve në proceset kryesore të paqes, tha Mohammed.

VCG

VCG

Pjesëmarrja e grave në proceset e paqes dhe ndikimi mbi vendimet që ndikojnë në jetën e tyre, vazhdojnë të mbeten shumë prapa, duke krijuar një pengesë reale për paqen gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të qëndrueshme, theksoi ajo. (Irma)