Komandanti rus në Ukrainë: Situata në zonën e operacionit special ushtarak, e tensionuar
2022-10-21 10:54:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Situata në zonën e operacionit special ushtarak mund të përshkruhet si e tensionuar, deklaroi komandanti i grupit të përbashkët të forcave ruse në Ukrainë, Sergey Surovikin.

Pala ukrainase nuk heq dorë nga përpjekjet për të sulmuar pozicionet e trupave ruse, tha ai, duke shtuar se ushtria ukrainase humbet nga 600 deri në 1000 njerëz çdo ditë, citon “Xinhua”.

Sipas tij, ushtria ruse do të veprojë me vetëdije në kohën e duhur, pa përjashtuar miratimin e vendimeve të vështira. (Irma)