BBC: Vdekjet e adoleshentëve amerikanë nga mbidoza e drogës janë në nivelin më të lartë në histori
2022-10-20 11:54:51

Foto: VCG

Sipas njoftimeve të së dielës të BBC-së, gjithnjë e më shumë të rinj amerikanë po helmohen nga fentanili, një drogë opioide sintetike, dhe numri i vdekjeve të adoleshentëve amerikanë nga  mbidoza  është në nivelin më të lartë historik. Në vitin 2021, mbi 100 mijë amerikanë humbën jetën nga mbidoza e drogës. Megjithëse pjesa dërrmuese e tyre ishin të rritur, shtimi më i shpejtë e numrit të vdekjeve është ndër adoleshentët. Studiuesit thonë se shkalla e mbidozës së drogës te parashkollorët në ShBA u dyfishua në periudhën e viteve 2019 - 2020, dhe u shtua me 20 për qind të tjera vjet. (Çang Çuo)