Kostoja e "miqësisë"
2022-10-19 20:26:27

Ditët e fundit, eksperti i energjisë Laurent Segren i tha uebsajtit "Business Insider" se ndërmarrjet amerikane po eksportojnë gaz natyror të lëngshëm me anije në Europë. Kostoja e gazit që mbart një anije është 60 milionë dollarë, ndërsa do të shitet në Europë për 275 milionë dollarë, kështu që këto ndërmarrje mund të fitojnë 150 milionë dollarë për çdo anije. ShBA-ja po përfiton gjatë krizës energjetike të Europës, çka ka shkaktuar pakënaqësi të fortë në qarqet politike europiane.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë publikisht se çmimi katërfish më i lartë nuk është "miqësi e vërtetë", kurse ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire u shpreh në Asamblenë Kombëtare javën e kaluar që ai ishte i shqetësuar se hegjemonia ekonomike amerikane do të dëmtonte interesat evropiane.