Kryediplomati kinez ngushëllon homologun turk për aksidentin e shpërthimit në minierë
2022-10-18 11:26:04

Foto: VCG

Këshilltari i shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i dërgoi të martën një mesazh ngushëllimi ministrit të Jashtëm turk  Mevlut Çavushoglu për aksidentin e shpërthimit të minierës në Turqi.

Wang Yi u shpreh se u trondit kur mësoi për aksidentin e shpërthimit në minierë në Turqi, i cili shkaktoi viktima të shumta. "Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të thella për viktimat dhe simpatinë time të sinqertë për familjet e viktimave dhe të plagosurit," tha ai. 

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi të shtunën se 41 veta u vranë nga një shpërthim të premten në një minierë qymyri në provincën veriore Bartin. (Çang Çuo)