Shefi i Bankës Botërore: Ekonomia globale rrezikishëm afër një recesioni
2022-10-16 10:50:36

foto/VCG

foto/VCG

Ekonomia globale është rrezikishëm afër një recesioni, pasi inflacioni mbetet i lartë, normat e interesit rriten dhe barra në rritje e borxhit godet botën në zhvillim, deklaroi presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, citon “Xinhua”.

“Ne kemi ulur parashikimin e rritjes globale për vitin 2023 nga 3 për qind në 1.9 për qind, që është rrezikshmërisht afër një recesioni botëror”,- tha Malpass, gjatë takimit vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore.

“Të gjitha problemet si inflacioni, rritja e normës së interesit dhe ndërprerja e fluksit të kapitalit në botën në zhvillim godasin rëndë të varfrit”, tha ai, duke theksuar rritjen e borxhit për vendet në zhvillim.

Shefi i Bankës Botërore vuri në dukje gjithashtu se ka qenë i shqetësuar për përqendrimin e kapitalit në botë në vendet e para të ekonomive të përparuara.

“Bota po përballet me një mjedis shumë sfidues nga ekonomitë e përparuara dhe kjo ka implikime serioze, rreziqe për vendet në zhvillim”, tha ai, duke shprehur shqetësim të thellë se këto kushte dhe tendenca mund të vazhdojnë në vitin 2023 dhe 2024. (Irma)