Makron zotohet të ndjekë kërkimin e naftës të gjigantit francez të energjisë “Total” në Liban
2022-10-16 15:43:34

foto/VCG

foto/VCG

Presidenti francez Emmanuel Makron premtoi të shtunën se do të ndjekë kërkimin e naftës dhe gazit të gjigantit francez të energjisë “ Total Energies” në Liban për të siguruar punën e tij të vazhdueshme, njoftoi përmes një deklarate presidenca e Libanit.

Gjatë një bisede telefonike me homologun e tij libanez Michel Aoun, presidenti Makron tha se: "Ju mund të mbështeteni në angazhimet e kompanisë “Total Energies” dhe unë do ta ndjek këtë çështje." Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit njoftuan të martën se të dy vendet kishin rënë dakord për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë dekadash mbi kufirin e tyre detar në Mesdheun Lindor. Të enjten, presidenti i Libanit Michel Aoun njoftoi miratimin nga Libani të versionin përfundimtar të marrëveshjes së propozuar nga i dërguari i ShBA-së për energjinë Amos Hochstein për të demarkuar kufijtë detarë me Izraelin.

Marrëveshja i jep kompanisë  “Total Energies”  të drejta eksplorimi në fushën e gazit Qana. Sipas marrëveshjes, Qana do të vendosej kryesisht brenda Libanit, megjithëse  kompania “ Total Energies”  do të ndajë disa fitime me Izraelin.

Nga ana e tij, presidenti Aoun theksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit për të filluar operacionet e kërkimit dhe më pas nxjerrjen e naftës dhe gazit. "Kjo do të ketë një ndikim pozitiv në stabilitetin e Libanit dhe ringjalljen e ekonomisë në gjendjen aktuale të vështirë," - tha presidenti Aoun.  (Fang Xiaoyu/Laçi)