Ministrat e BE-së diskutojnë blerjet e gazit dhe reformën e tregut të energjisë
2022-10-14 15:57:32

Komisioni Europian (Foto NewEurope)

Komisioni Europian (Foto NewEurope)

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian diskutuan në një takim jozyrtar për zgjidhjet për çmimet e larta të gazit, përgatitjen për situatën e energjisë këtë dimër dhe një rishikim të mundshëm të tregut të energjisë elektrike.

Presidenca Çeke e BE-së bëri të ditur pas takimit se diskutimet synonin të përcaktonin propozimet legjislative të Komisionit Evropian mbi blerjet e përbashkëta të gazit dhe kufizimin e mundshëm të çmimit, njofton “Xinhua”.

“Në pjesën e parë të takimit u fokusuam në çështjen e çmimeve të larta të gazit dhe në kërkimin e një zgjidhjeje të shpejtë efektive. Diskutimi për këtë temë nuk është i lehtë, çdo vend ka kushte të ndryshme, rregulla të ndryshme, interesa të ndryshme, por është thelbësore sepse ne duhet të zbusim ndikimet ekonomike”,- tha ministri çek i Industrisë dhe Tregtisë Jozef Sikela.

Ai theksoi se shpreson që KE-ja ta marrë parasysh këtë diskutim gjatë përgatitjes së propozimit legjislativ për këtë çështje dhe që të mund të diskutohet në Këshillin formal të Energjisë në 25 tetor në Luksemburg.

Elementet kryesore të propozimit duhet të përfshijnë një platformë funksionale për blerjet e përbashkëta të gazit, rritjen e transparencës së indeksit të çmimeve të Lehtësimit të Transferimit të Titujve (TTF) dhe forcimin e qëndrueshmërisë së tij ndaj sjelljeve spekulative.

Blerjet e përbashkëta do të ndihmonin të gjithë bllokun prej 27 anëtarësh për të arritur çmime më të favorshme për gazin natyror, gjë që do të ndihmonte në rritjen e kostove. Kjo do të ndihmonte veçanërisht vendet më të vogla të fitojnë levën e tregut dhe mund të hyjë në fuqi në mes të vitit të ardhshëm.

Ministrat diskutuan gjithashtu gatishmërinë energjetike të vendeve individuale, të gjithë bllokut të BE-së dhe rajoneve fqinje përpara sezonit të dimrit, si dhe funksionimin e tregut evropian të energjisë elektrike.

Inflacioni në eurozonë u rrit me 10 për qind në shtator, një rekord i ri që nga lëshimi i monedhës së përbashkët në vitin 1999. (Irma)