“Etihad Airways” e Emirateve të Bashkuara Arabe nis fluturimin e parë për në Guangzhou
2022-10-13 14:48:50

“Etihad Airways (Foto Forbes)

“Etihad Airways (Foto Forbes)

“Etihad Airways”, linja ajrore kombëtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, nisi fluturimet e drejtpërdrejta nga kryeqyteti Abu Dhabi për në qytetin jugor të Kinës, Guangzhou, bën të ditur “Xinhua”.

Avioni i fluturimit EY868 u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Abu Dhabit të hënën mbrëma dhe u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun të martën në mëngjes me orën lokale.

Shërbimi i ri dy herë në javë do të operohet nëpërmjet një “Boeing 777”.

Tony Douglas, drejtori ekzekutiv i “Etihad Aviation Group”, tha në një deklaratë se Guangzhou është destinacioni më i fundit i hapur në Kinë nga “Etihad” që nga fillimi i linjës Abu Dhabi-Shangai në vitin 2012.

“Ky shërbim do të vazhdojë të ndihmojë në ndërtimin e një ure të fortë ajrore për tregtinë dhe shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”,- shtoi ai. (Elona)