Afganistani rifillon eksportin e stikave të pishës përmes korridorit ajror drejt Kinës
2022-10-12 15:43:32

nga VCG

nga VCG

Administrata afgane ka rifilluar eksportin e stikave të pishës nëpërmjet korridorit ajror në Kinën fqinje, raportoi kanali televiziv lokal “Tolonews”, citon “Xinhua”.

“Eksporti i stikave të pishës në Kinë pas një pauze tetëmujore rifilloi të hënën përmes korridorit ajror”, raportoi “Tolonews”.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Mullah Abdul Ghani Baradar, sipas mediave, përshëndeti këtë hap, duke thënë se eksporti i produkteve afgane në Kinë mund të forcojë marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis dy fqinjëve.

Tregtia e stikave të pishës me Kinën kishte krijuar mijëra vende pune në Afganistan, sipas zyrtarëve afganë, pavarësisht pengesave të shkaktuara nga pandemia dhe situata e sigurisë. (Elona)